Në pikëkalimin kufitar “Kulla” është ndërprerë përkohësisht qarkullimi.
Pikëkalimi kufitar që gjendet mes Pejës dhe Rozhajës është bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Qarkullimi është ndërprerë përkohësisht për të gjitha automjetet, shkruan RTK.
Ndërkohë, ekipet përkatëse tashmë janë angazhuar në lirimin e rrugës dhe pastrimin e borës.