Mos kthimi i serbëve në gjykatën në veri të Kosovës ka shkaktuar probleme administrative në sistemin e drejtësisë në Kosovës. Sipas juristëve, mungesa e tyre ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e ligjit në atë pjesë të vendit.
Kanë kaluar 3 muaj që nga dorëheqja e gjyqtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
Ky largim po vlerësohet nga njohësit e fushës së drejtësisë se ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e ligjit në atë pjesë të vendit.
Për këtë, juristi Anton Nrecaj ka një rekomandim për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Sipas Nrecajt, këta gjyqtarë duhet të largohen pasi i janë bindur urdhrave të një partie politike.
Se mungesa e gjyqtarëve në pjesën veriore të Kosovës ka shkaktuar probleme administrative në sistemin e drejtësisë e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për këtë çështje por nuk ka marrë përgjigje.