10 persona kanë humbur jetën nga ortekët në alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës, transmeton InLajmi.
Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania ishin në mesin e të vdekurve në një numër vendpushimesh të ndryshme skish.
Autoritetet austriake paralajmëruan se mund të ketë sërish ortekë të borës në këtë zone.
Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë, shkruan BBC.
Ortekët janë të zakonshëm në të 3 vendet, ku vetëm të shtunën u raportuan 30 ortekë në rajonin e Tirolit. /InLajmi/