Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka dënuar ashpër fjalimin e presidentit të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit akuzonte ata që e liruan të parin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga burgu serb, përcjell InLajmi.
Ishte Kusari-Lila ajo e cila publikoi deklaratën e Vuçiqit përderisa ai në parlamentin serb pa u “trembur” fare ndihej “keq” pse Kurti nuk është akoma në burg.
Sipas Kusari-Lilas ëshë Vuçiqi njësoj si homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë të vetmën deshirë ti shohin brenda 4 murëve kundërshtarët e tyre politik.
Për këtë, Kusari-Lila ka përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak./InLajmi/
https://twitter.com/mimozakusari/status/1621608487435337728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1621608487435337728%7Ctwgr%5E9fe1f172a05055d43dca192e94ab3137fdacf334%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.arbresh.info%2Flajmet%2Fkusari-lila-e-njofton-borellin-e-lajcakun-pasi-vuciq-foli-kunder-lirimit-te-kurtit-nga-burgjet-serbe%2F