Nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur së gjatë ditës së shtunë ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, përcjell InLajmi.
Lushtaku tha se ishte i shoqëruar edhe nga gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe bashkëluftëtari i tyre, Hisni Thaçi.
Ndërsa sa i përket Thaçit Lushtaku tha së po qëndton i fortë njësoj si gjithmonë.
Postimi i plotë i tij:
Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.
I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!/InLajmi/