Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka deklaruar se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjen pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.
Pandemisë COVID-19, duke vlerësuar se Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve gjatë pandemisë kurse sot është për keqardhje se si ka degraduar.
Postimi i plotëi tij:
Dita Botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor tē Onkologjisë dhe me mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale per trajtim të kancerit.
Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet.
Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve edhe gjatë pandemisës COVID-19, sot është për keqardhje se si ka degradu/InLajmi/