Xhudistja pejane Distria Krasniqi, kampione aktuale Olimpike, ka kaluar në finalen e madhe të garës prestigjioze Paris Grand Slam në sportin e xhudos.
Ajo po garon në kategorinë -52kg dhe në finale do t’i matë forcat me xhudisten hungareze Reka Pupp.
Nëse 27 vjeçarja Krasniqi shpallet kampione, do të jetë hera e 4 në karrierë që fiton të artën në një garë Grand Slam.
Për herë të parë ajo pikërisht në Paris ishte shpallur kampione, ishte viti 2020, ku të njëjtin vit kapi të artën edhe në Hungari. Më pas vitin e kaluar, në qershor 2022, e fitoi edhe Grand Sllemin e Tbilisit, shkruan Klan Kosova.
Sa i përket medaljeve të bronzta në këtë nivel, Krasniqi ka të fituara 3 medalje, Abu Dhabi dhe 2 në Paris, kurse të bronzta në Baku dhe 2 në Paris




















