Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur në takim Ambasadorin, Christoph Weidinger.
Ministri Vitia në takim me Ambasadorin Weidinger shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë në mënyrë të veçantë në fushën e shëndetësisë.
Në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes 2 shteteve, ku përvoja e shtetit të Austrisë është shumë e mirëseardhur në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore që është një nga objektivat Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht tani që ekzistojnë parakushte me rritjen e buxhetit për këtë sektor.
Ambasadori Widinger e falënderoi ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson në sektorin e shëndetësisë. /InLajmi/