Këngëtarja shqiptare e njohur në gjithë botën, Rita Ora ka treguar për herë të parë unazën e saj të fejesës. Ora ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon në New York dhe foli për martesën e saj me Taika Watiti.
Rita, e cila konfirmoi martesën javën e kaluar, i tha e emocionuar Jimmy-t se është hera e parë që ajo tregon unazën.
“Është hera ime e parë që tregoj unazën time – ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sime sepse ne të shikojmë çdo natë – a është e frikshme?”. Ajo vazhdoi të shpjegonte se përzgjedhja e unazës me smeralin katror jeshil është bërë nga të 2, transmeton Anabel Magazine.
“Kur e di se çfarë dëshiron, dhe unë ndjeva sikur doja të isha me këtë person, thjesht doja që të ndihesha vërtet mirë dhe kështu që e dërgova në dyqan dhe zgjodha unazën që doja”, tha ajo.