Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka treguar sesi projekte siç i quan ai projekte vizionare janë në fokusin e kompanive të mëdha ndërkombëtare të cilat sipas tij brenda 48 orësh rreth 30 kompani kanë shprehur interesin për tu njoftuar me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë një interesim i tillë i kompanive të mëdha ndërkombëtare para disa vjetëve ka qenë utopike të mendohej.
“Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej” tha Rama, përcjell TV Dukagjini.
Më tej ai ka treguar se edhe në projektin e për ndërtimin e Auto Motoparkut në Elbasan e ka fituar “kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore”, ka shtuar ai.