Reperi Getinjo, është përfolur vazhdimisht për lidhjen e tij me banoren nga Shqipëria që pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, shkruan InLajmi.
Në këtë format Getinjo arriti të krirojë një lidhje dashurie me Vivien Thanon.
Një sfidë e re që u është dhënë banoreve nga “Vëllai i madh” ka ngjallur reagime se Getinjo mund të jetë personi, i cili fshihet pas maskës së Spidermanit, por kjo mbeti vetëm aludim, derisa vetë reperi përmes një postimi në Instastory bëri të ditur se ka qenë personi i kamufluar si Spidermani, e që ka lëvizur e tërhequr vëmendjen e banorëve në shtëpi.
Këtë të premte do të jetë prime i Big Brother Vip Kosova dhe Getinjo do ta heqë maskën e Spidermanit para Vivienit, në mënyrë që ta suprizojë atë.
“Sonte e heqi maskën e Spidermanit para banorëve”, thotë ai. /InLajmi/