Një person është gjetur pa shenja jete këtë të premte në fshatin Pirq të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth roës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare”, ka thënë Zahiti, shkruan lajmi.net

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.