Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takoi ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, përcjell InLajmi.
Mehaj deklaroi se me ambasadron Abbot diskutuan rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë.
Postimi i plotë i tij:
Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen.
Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetit tonë. /InLajmi/