Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti, nuk kanë rëndësi në diskutimin që po bëhet për Asociacionin.
Hoti tha se ndryshimi i formatit të dialogut me Serbinë nga qeveria Kurti ndryshoi qasjen ndaj këtij dialogu.
Ai tha se është përgjegjësia e spektri politik të vendit që të marrë përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe të lëvizë përpara në procesin e dialogut, përfshirë edhe Asociacionin, shkruan Zëri i Amerikës.
Ish-kryeministri thotë se Kosova “në historinë e saj asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme sa i përket procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.