Më 3 shkurt të vitit 2000 të ashtuquajturit “Rojat e Urës” në Veriun e Mitrovicës pa iu trembur syri ua morën jetën 10 shqitarëve, shkruan InLajmi.
Ndërsa këtë vit shënohet 23 vjetori i asaj nate e cila ishte e gjatë dhe e tmerrshme për personat që humben jetën barbarisht, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa nga shtëpitë e tyre u dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.
Aso kohe ishte Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj) të cilët thanë së kjo masakër u bë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.
Kujtomë së në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të atij viti jëta iu morë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.
Duke u bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin, Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë, ndërsa, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë./InLajmi/
