Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington, ku edhe ka takuar shumë miq amerikanë e ndërkombëtarë, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se historia e Kosovës është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën.
Tutje, ai thekson se është ndjerë mirë që po merr pjesë në një ngjarje, ku të pranishëm janë edhe personalitete të më shumë se 90 vendeve të botës.
Postimi i plotë i tij:
Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës.
Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën. /InLajmi/