Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas adresimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, i cili prezantoi 6 kushtet për ta nënshkruar Asociacionin, përcjell InLajmi.
Gjinovci me sarkazëm thotë “Me qato 6 kushte të Albinit birmani ta nënshkruj menjëherë Asociacionin”.
Tutje, këto 6 kushte të prenzantuara nga Kurti ngjallën shumë reagime në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës kritikuan kryeministrin se po i ndryshon qëndrimet dhe po i harron fjalët që kishe thënë sa ishte në opozitë.
Postimi i plotë i tij:
Me qato 6 kushte të Albinit birmani ta nënshkruj menjëherë Asociacionin.
Kushtet:
- Të jetë në përputhje me Kushtetutën
- Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.
- Jo asociacion njëetnik, nuk mund të ketë/bart asnjë pushtet ekzekutiv.
- Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive.
- Shuarja e strukturave ilegale dhe dorëzohen armët ilegale të atyre strukturave.
- Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara për mospranimin e Kosovës ne BE. /InLajmi/