Situata epidemiologjike në Kosovë ishte qetësuar për pak kohë derisa rastet e të prekurve nga koronavirusi ishin sporadike, por stina e dimrit duket ka “ngjallur” këtë virus, ku brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë dhe 18 raste të reja të konfirmuara, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Gjithnjë sipas këtij institucioni nga koronavirusi janë trajtuar dhe shëruar 7 pacientë.
Kujtojmë se koronavirusi për her të parë në Kosovë u konfirmua në mars të vitit 2020./InLajmi/

















