Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar ndaj vlerës 105 euro të koeficientit të pagave e cila thotë ai nuk i përmbush nevojat e qytetarëve, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo vlerë nuk është aspak e arsyeshme dhe nuk përmbush nevojat e qytetarëve derisa çmimet në vend kanë arritur kulminacionin.
Duke folur për rritjen e çmimeve, kujtoi kështu edhe dyfishimin e tatimit në pronë nga ana e qeverisë, kurse mbështetja karshi nevojave qytetare është zero.
Mustafa ka përmendur një nga një “dyfishimet” e çmimeve dhe i ka krahasuar ato me pagat që do marrin punëtorët.
Ndërsa i mllefosur ka numëruar shpenzimet e ministrave që sipas tij e kanë të lehtë të menaxhojnë pagat pasi xhipat, naftën, darkat ua paguajnë qytetarët me tatimet e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria cakton koeficientin vetëm 105 euro!
Çmimet janë RRITË deri në kulm, Qeveria e ka DYFISHUAR tatimin në pronë, përkrahje ZERO për qytetarët, tash edhe pagat MINIMALE. Në anën tjetër, Qeveria mbanë QINDRA MILIONA euro të pashpenzuara, në këtë kohë KRIZE!
Ministrat e kanë lehtë se pagën, xhipat, naftën, darkat ua paguajnë qytetarët me tatimet e tyre, prandaj nuk e ndjejnë krizën financiare të qytetarëve.
Koeficienti më i vogël se 125 është shkatërrim i ekonomive familjare./InLajmi/