Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për koeficientin e ri të pagave, përcjell InLajmi.

Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për koeficientin e ri të pagave, ajo e ka cilësuar 14 shkurtin e ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje si “ditë zie” për Kosovën.
Ajo tha se premtimet e kësaj qeverie vetëm në ëndërr mund t’i shihni.
Postimi i plotë i saj:
Ku mbet premtimi i pagës minimale 250€?
Standardin e jetës së premtuar nga Albini, me banesa, sigurim të banimit për 4000 familje, emëtim të letrave me vlerë, bonove, fondin sovran, bankën zhvillimore, e të ardhura shtesë vetëm në ëndërr mund t’i shihni.
14 shkurti ditë zie për Kosovën tonë të dashur! /InLajmi/





















