Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas publikimit të koeficientit të ri të pagave, përcjell InLajmi.
Lushtaku e quan kryeministrin Kurti si “kryemashtrues”, duke shtuar se ai “bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, dhe sot e publikoi vlerën dëshpruese prej 105 euro”.
Sipas tij, Kurti ka vetëm një qëllim me këto veprime, e që është nisja e trazirave.
Postimi i plotë i tij:
Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€!
Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet!
Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT! /InLajmi/