Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se me Escobarin kanë diskutuar për zhvillime aktuale politike më të cilat po përballet rajoni dhe Kosova.
I pari i PDK-së tha se e rëndësishmja e Kosovës është rreshtimi dhe koordinimi krahë SHBA-ve.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.
Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke.
Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm./InLajmi/