Deputeti i PDK-së Betim Gjoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për koeficientin e ri të pagave për punëtorët e sektorit publik, përcjell InLajmi.
Sipas Gjoshit, ky koeficient i ri i pagave prej 105 eurove nuk është vlerë, por varfërim i mëtejmë në kohë krize dhe nxitje institucionale për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Tutje ai thotë se Kurti po e kthen në vendim propaganden se nuk jetohet në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
105 nuk është vlerë, por është varfërim i mëtejmë në kohë krize dhe nxitje institucionale për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
15 vitet e opozitarizmit dhe propagande kundër Kosovës, si një vend ku nuk jetohet, Albin Kurti po i kthen në vendime. /InLajmi/