Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar koeficientin e ri të pagave të publikuar nga Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë, përcjell InLajmi.
Deliu-Kodra thotë se koeficienti për rritjen e pagave është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv dhe të pasigurisë.
Sipas saj, ky koeficient do të përshpejtojë ikjen e profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar kështu sistemin shtetëror të Kosovës.
Tutje, deputetja thotë se me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë.
Postimi i plotë i saj:
Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve!
Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës.
Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë!
#PagatNjëjtë. /InLajmi/