Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka cituar ish-kryeministrin britanik Winston Churchill, i cili ka thënë se “Bekimi i natyrshëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit”, përcjell InLajmi.
Ky reagim i Bajramit erdhi pikërisht në kohën kur u publikua koeficienti i ri i pagave, i cili solli pakënaqësi te punëtorët e sektorit publik e më gjerë.
Ndryshe, kjo thënie i drejtohet Qeverisë së Kosovës, të cilin Bajrami jo rrallëherë e kritikon për qeverisjen e “dobët”.
Postimi i plotë i saj
“Bekimi i natyrshëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit” Winston Churchill. /InLajmi/