Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, përcjell InLajmi.
Në qendër të takimit ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, si dhe në digjitalizimi i proceseve.
Ministri Vitia e falënderoi Ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesor në fushën e shëndetësisë.
Ministri Vitia dhe Ambasadori Dietz bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë. /InLajmi/