Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Enis Sulstarova, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Sulstarova thotë se Haradinaj që ta bëjë Zajednicën i duhet të kalojë së pari pragun elektoral.
Ndryshe, në Prishtinë po mbahet një protestë kundër themelimit të Asociacionit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Qe ta beje Zajednicen, Ramushit heres tjeter i duhet te kaloje pragun elektoral. /InLajmi/