Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja nuk arriti t’i mbajë fjalet deri në protestën e thirrur kundër formimit të Asociacionit, përcjell InLajmi.
Ramabaja tha se për pak sheshi “Zahir Pajaziti” do të mbushet më qytetarë që do i thonë “STOP” Asociacionit.
Tutje Ramabaja tha se qytetaria është më shumë se një garancion që tregon haptas se Asociacioni është një “Instrument i Beogradit” dhe asesi nuk do të kaloi.
Postimi i plotë i tij:
Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI.
Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon./InLajmi/