Nuk është në natyrën e tij, por kësaj radhe i pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti zgjodhi të heshtë, duke mos komentuar takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton InLajmi.
Kurti nuk tha as edhe një fjalë rreth mos pjesëmarrjes së tij në takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ani pse ai u pyet nga gazetarët.
Krejt çka kryeministri tha ishte që kabineti i tij janë në takimin që tashmë po mbahet në Ambasadën Amerikane.
“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje”, tha shkurt kryeministri Kurti./InLajmi/