Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula, ka thënë se duhet të qartësohet nëse dokumenti i nënshkruar në Bruksel më 2013 në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka vërtetë të gjitha elementet e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Ai tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në vetëvete nuk i ka të gjitha atributet e një marrëveshjeje ndërkombëtare, pasi sipas tij, neni 202 në Kartën e Kombeve të Bashkuara thotë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të regjistrohen pran Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara e kjo sipas tij, s’është bërë.
“Nuk duhet harruar që më 22 prill Qeveria e Kosovës në atë kohë përmes një vendimi ka miratuar nënshkrimin e atij dokumenti dhe më pas Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një rezolutë në mbështetje të atij dokumenti dhe është nxjerrë një ligj për aprovimin e marrëveshjes ndërkombëtare”.
“Neni 21 i atij ligji kërkon që çdo lloj marrëveshje ndërkombëtare që lidh Kosova përmes MPJ-së duhet të regjistrohet pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Pula në Klan Kosova.
Tutje, Pula tha se në këtë kuptim, dokumenti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka mangësi të theksuara si marrëveshje ndërkombëtare.