Qytetarët e Kosovës janë duke zhvilluar një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton InLajmi.
Qytetarët po brohorasin “Poshtë Zajdenica”.
Kjo protestë është thirrur nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja.
Ramabaja pak më herët deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është instrument i Beogradit dhe si i tillë nuk kalon. /InLajmi/