Profesori universitar njëherësh edhe analisti politik, Rrahman Paçarzi, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ashtu dhe autonomia e kamufluar brenda planit franko-gjerman janë shumë të dëmshme për Kosovën, përcjell InLajmi.
Sipas Paçarizit, politika kosovare e cila e ka sjellë punën deri këtu, i duhet të vendosë se cila marrëveshje është më e dëmshme.
Tutje, ai thekson se tani nuk ka shpëtim nga këto marrëveshje dhe manovrat vetëm sa do të degradojnë edhe më shumë situatën në vend.
Postimi i plotë i tij:
Edhe Marreveshja per Asociacionin e Komunave me shumice serbe, edhe Autonomia e kamufluar brenda planit franko-gjerman jane te demshme per Kosoven, madje shume te demshme. Politika kosovare qe e ka sjelle punen deri ketu, duhet me vendose se cilen me e pranu, se cila eshte me pak e demshme. S’ka shpetim, e manovrat e degradojne edhe ma. /InLajmi/