Argjentina u bë kampione e botës për herë të 3-të në historinë e saj më 18 dhjetor 2022.
Sidoqoftë, ethet për këtë triumf janë ende shumë të forta dhe këtë e dëshmon një vepër arti e fundit, e inauguruar zyrtarisht pak ditë më parë.
Është statuja e parë në botë e Leo Messit me 3 yjet botërorë. Skulptura ndodhet në Mar del Plata, qendra kryesore e turizmit bregdetar argjentinas, në Balneario 12 të Punta Mogotes.
Mijëra vendas dhe vizitorë rreshtohen për të bërë një foto festive me kapitenin e derdhur në bronz të “Selección”.
Me peshë mbi 100 kilogramë, riprodhimi i ngazëllimit klasik të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” (thirrja e gjyshes Celia, teksa shikon qiellin) është bërë me fibra çimentoje dhe kërkoi tre muaj punë.
Një kuriozitet? Autori i veprës, Victor Coluccio, theksoi se si statuja u përfundua gjatë ndeshjeve të fundit të Kupës së Botës, shkruan Kult Plus.
Ylli i 3-të u punua të nesërmen e finales kundër Francës, pak orë pas triumfit të Albiceleste në Doha.