Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kosova nuk është aneksuar sepse atëherë do t’i aneksohej një shteti tjetër.
“Askush nuk e ka aneksuar Kosovën sepse atëherë do ta aneksonte në një shtet tjetër. Nuk e di konceptin e nxjerrjes në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Plenkoviq lidhur me deklaratën e presidentit kroat Zoran Milanoviq se bashkësia ndërkombëtare e ka aneksuar Kosovën, shkruan N1.
Plenkoviq tha se “është e rëndësishme që Kosova është vend i pavarur me të cilin Kroacia ka marrëdhënie diplomatike”, transmeton Klankosova.tv.
Ky reagim i shefit të ekzekutivit kroat erdh pas deklaratës së presidentit të këtij vendi Zoran Milanoviq i cili tha se vendi i tij bashkë me ndërkombëtarët e “aneksuan Kosovën nga Serbia”.