I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin dhe bo mbesin frymëzuesit e brezave pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi, përcjell InLajmi.
Krasniqi në 26 vjetorin e rënjës së Zahir Pajazitit, Hafik Zejnullahut e Edmond Gashit ka përkujtuar 3 heronjët e Kosovës të cilët u flijuan për të sjellë lirinë popullit kosovar.
Tutje Krasniqi tha se me nderime të larta do të kujtohet vepra dhe sakrifica e Zahirit, Hakifit e Edmondit figurave që shkruajtën historinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – 3 trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 3 heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi.
Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë.
Lavdi e përjetshme!/InLajmi/