Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka shkuar për vizitë zyrtare në SHBA, me ç’rast ka marrë pjesë në forumin e organzuar nga Kongresi Amerikan, ku është diskutuar zhvillimet gjeopolitike në botë, përcjell InLajmi.
Në këtë takim, përveç Krasniqit morën pjesë edhe përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së, ku u diskutua për qëndrimet në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike.
Sipas Krasniqit, bashkëpuninimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarëevropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, vizitën time zyrtare në SHBA e fillova në Kongresin Amerikan, ku mora pjesë në forumin e organizuar nga kongresmenët Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë “Si t’i kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”.
Në prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike.
Bashkëpuninimi i mirëfilltë rajonal dhe mbar-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë. /InLajmi/