Një grevë mbarëkombëtare është duke u zhvilluar në Francë në një valë të 2-të protestash kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, transmeton InLajmi.
8 sindikata të mëdha po marrin pjesë në grevë.
Protesta priten në të gjithë Francën, pasi më shumë se një milion njerëz morën pjesë në ditën e parë të aksionit në fillim të këtij muaji.
Gjysma e mësuesve të shkollës fillore janë në grevë.
Qeveria Macron po ecën përpara me reformat e moshës së pensionit përballë sondazheve të opinionit që sugjerojnë se 2/3 e votuesve janë kundër ndryshimeve, të cilat fillojnë kalimin e tyre në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.
Pa një shumicë në parlament, qeveria do të duhet të mbështetet tek republikanët e krahut të djathtë për mbështetje po aq sa edhe deputetët e partive në pushtet, shkruan BBC.
Një nga sindikatat kryesore të mësuesve tha se gjysma e të gjithë mësuesve të çerdheve dhe shkollave fillore do të jenë në grevë. Nxënësit e shkollave të mesme organizuan protesta jashtë disa shkollave. /InLajmi/