Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka pak fjalë, por që thonë shumë në lidhje me takimin e sotëm për Asociacionin në ambasadën amerikane në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ajo vazhdimisht kritikon punën dhe veprimet e të parit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e kësaj radhe edhe për takimin në ambasadën amerikane.
Dërguti ka pas një pyetje për Kurtin pasi asaj i interesoi se cili nga “Luanët” u dërgua në ambasadë.
Kujtojmë së Qeveria e Kosovës në këtë takim është përfaqësuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
Pjesëmarrja e Dalipit në këtë takim është konfirmuar mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes
Postimi i plotë i saj:
Cili prej Luanave shkoi sot në Ambasade? /InLajmi/