Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.
Walker tha se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benefitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon, por, që sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë, shkruan TV Dukagjini.
“Mendoj që duhet të refuzojë të atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benefitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet, një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker.