Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde, është pajtuar me mendimin e zytarëve të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë se themelimi i Asociacionit do të ndihmojë Kosovën për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike, përcjell InLajmi.
Rohde tha se Kosova është vonuar sa i përket themelimit të Asociacionit.
Tutje, ai thekson se zbatimi i kësaj marrëveshje do të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve. /InLajmi/
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1620076566712848388