Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar edhe njëherë thanë se duhet patjetër të themelohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
Por, kësaj deklarate i është përgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili duke iu drejtuar Chollet dhe Escobarit, tha se pavarësisht se çfarë iu kanë premtuar Vuçiq e Bërnabiq, Zajednica nuk kalon.
Postimi i plotë i tij:
Nuk e di çka Vuçiqi e Brnabiqi i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!/InLajmi/