Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se me me zgjedhjen e Arbnora Salihut kryetare të Rinisë Demokratike të Kosovës, u dëshmua që si parti duan baraza gjinore, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se PDK tashmë nuk është vetëm një synim ose premtim, por është në realitet i shprehur në çdo nivel e struktur parlele.
Tutje deputeti tha se PDK nën udhëheqjen e kryetarit Memli Krasniqi është gjithnjë e më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre.
Ai është shprehur i bindur se i vetmi që e nxjerr Kosovës nga “vakumi” është PDK-ja në krye me Krasniqin.
Postimi i plotë i tij:

Partia Demokratike e Kosovës po reformohet e fuqizohet që Kosovës dhe shoqërisë tonë t’i ofrojë një projekt politik me perspektivë, për vendin dhe për të ardhmen. Koncepti i barazisë gjinore 50 me 50, që tashmë në PDK nuk është premtim e as synim por realitet i shprehur në çdo nivel qeverisje lokale e në çdo nivel strukture partiake, sot është plotësuar me gjithë përfshirjen e të rinjve dhe të rejave anekënd Kosovës, nën platformën e zërave që duhet të dëgjohen.
Nën udhëheqjen e Memli Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të gjerë nëpër të gjitha strukturat politike, PDK-ja sot është afër qytetarëve, afër të rinjve, i di dhe i kupton nevojat e tyre, si dhe i ka zgjidhjet që i duhen Kosovës për ta kaluar hendekun e kësaj krize kolektive si pasojë e pushtetit të paaftë. Na presin shumë punë por rrugën që kemi para vetës nuk do ta ndalim për asnjë çast. Kosova sot është në ditët më të vështira që nga paslufta. PDK-ja dhe Kryetari Krasniqi do ta nxjerrin Kosovën nga ky vakum./InLajmi/