Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është kthyer në temë diskutimi kudo në shtepinë më të madhe në Shqipëri, shkruan InLajmi.
Së fundmi ishte banorja Olta Gixhari dhe banori Amos Zaharia të cilët po bisedonin për Luizin, ku sipas tyre është Ejlli ai që e ka të sigurtë fitoren.
“Luizi e ka të sigurtë fitoren, drejtë ka ai. I thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur”, u shpreh ajo.
Duke qenë rivale e Ejllit, aktorja tha se duhet të shijojmë si eksperiecën pasi fitues është Luizi.
“Do ta fitojë. Hajde kënaqemi, rrimë. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, vazhdoi më tej Gixhari.
Që nga fillimi, 2-shja kanë qenë tejet të përfolur për raportin e tyre e për zënkat që kanë bërë.
Luizi përndryshe ka arritu një famë të madhe dhe është kthyer në një të preferuarit e publikut./InLajmi/