Xhudistja jonë, Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Portugali.
Pejania e ka nisur ditën mbarë duke shënuar fitore në 2 ndeshjet e para të zhvilluara në Almada të Portugalisë.
Në kategorinë deri 78 kilogramë, Kuka e nisi ditën duke fituar me “ippon” ndaj xhudistes nga Qipro, Zanet Michaelidou.
Në rrethin e 2-të, xhudistja jonë u përball me ekuadorianen Vanessa Chala, të cilën e mposhti me shpejtësi.
Megjithatë, Loriana ishte e pafat në çerekfinale me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, ku u mposht pas një lufte që zgjati 12 minuta, shkruan Telegrafi.
Loriana do të luajë për medaljen e bronztë në repesazh me sllovenen Patricija Brolih.