Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe të tjerë të lënduar thanë autoritetet, transmeton InLajmi.
Autobusi ishte nisur nga kryeqyteti i Limës për në rajonin Tumbes pranë kufirit të Ekuadorit në shkretëtirën bregdetare të Perusë.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, shkruan The Washington Post.
Zyra e prokurorit të Perusë thotë se drejtimi i pakujdesshëm dhe shpejtësia janë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Peru. /InLajmi/