Nga krejt vitet e pasluftës, 2022-ta ishte më i bereqetshmi sa i përket regjistrimit të bizneseve në Kosovë.
Përgjatë 12 muajve u legalizuan 11024 kompani numër ky më i larti që kur Agjencia e Statistikave bënë matje.
Më 2022 u evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021, ku dominon tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve dhe makinerive motorike, ndërtimtaria, etj.
Nga Aleanca e Bizneseve në vend, mirëpresin rritjën e legjitimimit të kompanive, që pohojnë se erdhi si pasojë e 2 viteve të rënda pandemike, shkruan Klan Kosova.
Pjesa dërrmuese e bizneseve janë regjistruar deri në 4 punëtorë, teksa nga komunat, dominon Prishtina pasuar nga Ferizaj e Prizreni.