Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, deklaroi se falja e tatimit në pronë në kuvendet komunale është totalisht qesharake dhe amatorizëm politikë dhe ekonomik, raporton InLajmi.
“ Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë i votuar në Kuvendin e Kosovës dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka atë drejtë që të fal obligimet që dalin nga ky ligj”, tha Zogaj.
Me këtë medim u pajtua edhe drejtori i Financave i komunës së Pejës, Jeton Abazaj i cili deklaroi se komunat nuk e kanë të drejtë të falim borxhe, atë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës. /InLajmi/