Të premten ka ndërruar jetë bashkëshortja e heroit, Adrian Krasniqit, Merita Mehmetaj, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili deklaroi se Meritën e njeh në kohët e vështira.
Sipas Haradinajt, Merita kishte dhënë një kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.
Meritën, kisha rastin ta njoh në kohërat e vështira. Bashkë me Adrianin derisa vepronim për çlirimin e Kosovës, ajo dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, Meritë! /InLajmi/