Helikopteri Mi-8, i cili është përdorur deri me tani për transportimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe zyrtarëve tjerë të lartë rusë , është rrëzuar në aeroportin Vnukovo, në Moskë
Mediat lokale fillimisht raportuan për viktima, por zëdhënësi i Putinit përgënjështroi këtë lajm dhe tha se presidenti rus nuk ka qenë në helikopter në momentin e rrëzimit
Ky është helikopteri Mi-8, i cili ka qenë i dedikuar deri me tani për transportimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe zyrtarëve tjerë të lartë rusë dhe i cili u rrëzua në aeroportin Vnukovo, në Moskë, shkruan Gazeta Blic.
Mediat lokale ruse fillimisht raportuan për 3 të vdekur, por zëdhënësi i Putinit përgënjështroi këtë lajm, duke thënë se nuk ka viktima dhe tha se presidenti rus nuk ka qenë në helikopter në momentin e rrëzimit




















