• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Jusuf Thaçi thotë se nuk duhet të votohet Asociacioni, për këtë rendit edhe arsyet

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
28 January 2023
në Politikë
0 0
0
Jusuf Thaçi thotë se nuk duhet të votohet Asociacioni, për këtë rendit edhe arsyet
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë nga radhët e LVV-së, Jusuf Thaçi foli rreth Asociacionit, përcjell InLajmi.

Thaçi u deklarua se Asociacioni nuk duhet të votohet ku për këtë renditi edhe disa arsye.

Tutje ai tha se të gjithë, vendorë e ndërkombëtarë, e dinë se Asociacioni nuk e zgjidhë as problemin e integrimit të serbëve në Kosovë e as problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i tij:

Ja pse Zajednica/Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk duhet të themelohet/zbatohet assesi:

  1. Qe 10 vjet flitet për Zajednicën në Kosovë. Megjithatë ende nuk e kemi dëgjuar asnjë argument të vetëm, as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët, se si i adreson Zajednica të drejtat e serbëve në Kosovë apo integrimin e tyre. A e dini pse nuk kemi dëgjuar asnjë argument të tillë?! Përgjigjja është e qartë: sepse Zajednica nuk kërkohet për të adresuar të drejtat e serbëve të Kosovës apo për integrimin e tyre në Kosovë, por kërkohet nga Serbia si levë kontrolli mbi funksionalitetin e Kosovës dhe si instrument destabiliteti në Kosovë, kurdo që i duhet Serbisë.
  2. Rreziku më i madh nga Zajdenica është që ajo në fillim, e shkruar në letër, edhe mund të mos duket e mos të tingëllojë aq problemarike dhe e rrezikshme. Por, duke e njohur mendësinë dhe qëllimet e shtetit serb karshi Kosovës, duke e parë shembullin e Bosnjës, si dhe duke e parë se si Serbia edhe deri më tani, edhe pa e pasur Zajednicën fare, gati çdo ditë shkakton probleme në Kosovë duke i manipuluar, joshur, frikësuar, kërcënuar e detyruar serbët e Kosovës (cenim të sigurisë, cenim të ligjshmërisë, bllokim të lëvizjes së lirë, mbytjen e demokracisë në komunat ku jetojnë serbët, bllokada në kuvend, bllokada në qeveri, etj.), atëherë mund të parashikohet shumë lehtë se si do të përdoret Zajednica nga Serbia për bllokimin e funksionalitetit dhe për destabilizimin e Kosovës.
  3. Të gjithë, vendorë e ndërkombëtarë, e dinë se Zajednica nuk e zgjidhë as problemin e integrimit të serbëve në Kosovë e as problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, Zajednica veçse do ta izolonte edhe më shumë komunitetin serb në Kosovë, ndërsa problemin mes Kosovës dhe Serbisë veçse do ta zgjaste dhe do ta përkeqësonte. Për pasojë, Zajednica do të ishte veç një trampolinë drejt një mini-shteti serb brenda Kosovës dhe pastaj në një të ardhme afat-mesme edhe ndarje e Kosovës (potencialisht edhe përmes luftës së armatosur).
  4. Kosova është ndër vendet më “të pastra” etnikisht në Evropë, me mbi 92% shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët janë pajtuar që Kosova të jetë shtet multi-etnik që ju ofron të drejta dhe kompetenca shumë të zgjeruara komuniteteve pakicë. Përveç tjerash, shumicës shqiptare u është mohuar edhe me kushtetutë mundësia për bashkim me Shqipërinë pikërisht duke u thirrur mbi premisën e shtetit multi-etnik të Kosovës. Tani Zajdenicën një-etnike duan të na imponojnë si një “kundër-premisë” të re, por që vlen vetëm për rreth 3-4% të serbëve të Kosovës. Kjo kontradiktë është e papërputhshme, prandaj dhe e papranueshme. Nëse vlen multi-etniciteti, atëherë duhet të vlejë për të gjithë, për shumicën e për pakicën. Nëse nuk vlen multi-etniciteti, atëherë nuk duhet të vlejë për askënd, as për shumicën e as për pakicën, për pasojë Kosova është shqiptare, shtet si gjithë shtetet demokratike që i respekton të drejtat e pakicave dhe që mund e që duhet të bashkohet me Shqipërinë për ta realizuar shtetin-komb, siç e kanë të gjitha kombet perëndimore. E të gjithë e dimë që shtetet perëndimore nuk pranojnë Zajednica brenda vetes.
  5. Nisur nga dëshira e nevoja e perëndimit për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe nisur nga nevoja që ka perëndimi për të mos i dhënë Serbisë shkas as shkak për provokim të konfliktit në Ballkan, Perëndimi ka vendosur të ushtrojë gjithë presionin e vet mbi Kosovën për ta detyruar atë ta plotësojë kërkesën e Serbisë për Zajdenicë. Plotësimi i kësaj kërkese të Serbisë mbase edhe do të sillte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por assesi nuk do të ishte zgjidhje e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Perëndimi duhet ta kuptojë që Kosova ka nevojë për zgjidhje, jo për marrëveshje, me Zajednicë, që e stër-zgjatë zgjidhjet dhe e përkeqëson problemin. /InLajmi/
Tags: Asociacioni i Komunave SerbeJusuf ThaçiNdërkombëtarët
Postimi i mëparshëm

Ramabaja: Asociacioni sipas kërkesave serbe është një bombë me sahat

Postimi tjetër

Rama: Ka shumë sulme mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës

Të ngjajshme Postime

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Politikë

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27 August 2025
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së
Politikë

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

27 August 2025
Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit
Politikë

Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit

26 August 2025
Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri
Politikë

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

26 August 2025
Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet
Politikë

Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet

26 August 2025
Postimi tjetër
Rama: Ka shumë sulme mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës

Rama: Ka shumë sulme mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu